Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko këtë të mërkurë sërish ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimin me gaz nëse Polonia mbyll kufirin me Bjellorusinë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se qeveria polake ka zgjatur për tre muaj hyrjen në zonën kufitare me Bjellorusinë , e cila u vendos në shtator për shkak të përshkallëzimit të krizës së emigracionit , me ardhjen e mijëra personave.
Masat e reja do të ndalojnë hyrjen e personave që janë jorezident, përfshirë anëtarët e OJQ-ve që ndihmojnë emigrantët.
Perëndimi akuzon regjimin Bjellorusi për orkestrimin e krizës së emigracionit me qëllim shantazhimin e Bashkimit Evropian, ndërsa Minsku i mohon akuzat./abcnews.al