Lukashenko fton Rusinë dhe Ukrainën në negociata për përfundimin e luftës

schedule21:08 - 15 Gusht, 2024

schedule 21:08 - 15 Gusht, 2024

Rusia dhe Ukraina duhet të negociojnë për t’i dhënë fund konfliktit në mënyrë që të shmangin përhapjen e luftës në Bjellorusi, tha Presidenti Alexander Lukashenko në një intervistë për televizionin shtetëror rus.

Lukashenko deklaroi në një intervistë se vetëm “njerëz të rangut të lartë me origjinë amerikane” duan që lufta midis Ukrainës dhe Rusisë të vazhdojë.

Perëndimi po inkurajon Kievin të luftojë sepse dëshiron që Ukraina dhe Rusia të “shkatërrojnë njëra-tjetrën”, sipas pjesëve të intervistës së Lukashenkës të publikuara këtë të enjte në faqen e internetit të presidentit bjellorus.

Lukashenko përmendi se Kievi mund të ketë plane për të sulmuar Bjellorusinë, duke paralajmëruar se Minsku nuk do të lejojë që trupat ukrainase të “lëvizin mbi vendin tonë”, sipas Reuters.

Ne nuk duam një përshkallëzim dhe nuk duam një luftë kundër të gjithë NATO-s. Ne nuk e duam këtë”, tha ai.

Nëse Ukraina “provokon” Minskun, Lukashenko paralajmëroi se “nuk do të ketë zgjidhje” dhe në të njëjtën kohë thirri palët ndërluftuese në negociata.

Le të ulemi në tryezën e bisedimeve dhe t’i japim fund kësaj lufte. As populli ukrainas, as rusët, as bjellorusët nuk kanë nevojë për këtë. Ata (Perëndimi) kanë nevojë për këtë”, përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!