Protestat në Bjellorusi janë të formave të ndryshme, pasi Lukashenko u përzgjodh sërish si president i vendit. Një futbollist i CSKA Moscow, Ilya Shkurin, ka vendosur të mos e pranojë ftesën e kombëtares së tij sa kohë vendi qeveriset nga regjimi i Lukashenkos.
“Unë nuk pranoj të përfaqësoj ekipin kombëtar të Bjellorusisë, për sa kohë regjimi i Lukashenkos është në pushtet. Rroftë Bjellorusia”, shkruan Shkurin në rrjetet sociale. Në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, ka pasur protesta të shumta.
?? Appelé dans une liste élargie pour les matchs de début septembre avec la Biélorussie, Ilya Shkurin (CSKA Moscou) refuse la sélection.
"Je refuse de représenter les intérêts de la sélection tant que le régime de Lukachenko est au pouvoir. Longue vie à la Biélorussie." pic.twitter.com/Gesnp8JNXh
— Footballski (@footballskiFR) August 15, 2020
Zgjedhjet nxorën Lukashenkon fitues me 80 për qind të votave, që gjë nuk është pranuar nga opozita. Rivalja Tikhanovskaya ka organizuar mitingje të shumta kundër presidentit, i cili është në pushtet prej vitit 1994. Përleshjet mes policisë dhe protestuesve nuk kanë munguar, ndërkohë që ka pasur edhe të arrestuar. /abcnews.al