Lukaku stërvitet për të qenë ndaj Barçës, Inter në kërkim të golave

schedule09:14 - 7 Tetor, 2022

schedule 09:14 - 7 Tetor, 2022

Lukaku kreu një punë të përsonalizuar dje, por synimi është t’i bashkohet skuadrës në fillim të javës për të mos humbur takimin e Champions League në Camp Nou.

Pas dëmtimit në fund të gushtit, sulmuesi belg u detyrua progresivisht të lëvizte më tej e më tej për rikthimin e tij, një mungesë jashtëzakonisht e rëndë që u ndje veçanërisht në kampionat, ku prania e tij të mërkurën e ardhshme mund të jetë vendimtare.

Rikthimi i Lukakut, në një sulm që paguan gjithashtu mungesën e Correas që u dëmtua, do të shërbejë për t’i dhënë një dorë Lautaros dhe Dzekos. Por mbi të gjitha, Inzaghi shpreson që të rikthejë mprehtësinë në një departament që ka humbur sulmin e tij pjellor./h.ll/abcnews.al