Romelu Lukaku është përshtatur shumë mirë me Serie A. Bomberi bleg u transferua tek Interi verën e vitit të kaluar dhe sezonin e parë e mbylli me shifra fantastike: 23 gola në kampionat, 2 në Kupën e Italisë, 2 në Champions League dhe 7 në Europa League.
Në një prononcim për Vtm, sulmuesi 27-vjeçar flet rreth kampionatit italian dhe Antonio Contes. Trajneri është një person shumë kërkues dhe nuk kënaqet kurrë, por raportin me të e ka shumë pozitiv.
“Futbolli italian i përshtatet stilit tim. Nëse do e dija diçka të tillë, do të isha transferuar më parë në Serie A. Conte? Tek Interi luajmë me dy sulmues. Dëgjohen shumë ulërimat e tij kur luaj në krahun afër pankinës, por shkojmë shumë mirë bashkë, kemi raport super“, deklaron Lukaku. /abcnews.al