Lukaku: Nuk takoj dot djalin dhe nënën time, një ditë gati u çmenda

schedule23:29 - 19 Mars, 2020

schedule 23:29 - 19 Mars, 2020

Romelu Lukaku po vuan shumë gjatë kësaj periudhe. Asnjë nga shokët e skuadrës apo familjarët nuk janë të prekur nga koronavirusi, por sulmuesi i Interit nuk po e përballon dot izolimin në shtëpi. Gjiganti belg flet rreth kësaj gjendje në një bisedë nëpërmjet rrjeteve sociale me Ian Wright, ish-sulmuesin e Arsenal.

Nuk mund të dal jashtë, nuk mund të shkoj as për shopping. Jam i izoluar brenda, një dita gati sa nuk u çmenda. Më mungon jeta e përditshme, qëndrimi me mamanë time, me djalin tim dhe me vëllanë tim. Nuk mund të kemi kontakte me njerëzit, kjo është diçka shumë e keqe.

Ndodhem në ditën e nëntë të izolimit. Kërkova një biçikletë në shtëpi. Shkruajta në grupin e Interit dhe pas dy orësh na sollën të gjithëve nga një. Këto ditë kam menduar shumë rreth së kaluarës time të vështirë. Duhet të jemi të gjithë të kujdesshëm.

Qëllon ta takosh ndonjë me virus dhe më pas e dërgon në shtëpi. Mamaja ime është me diabet, kështu që nuk mund të shkoj në shtëpi dhe ta prek. Ajo nuk del jashtë, mjaftohet me një shëtitje të vogël rreth shtëpisë dhe rikthehet përsëri në izolim”, deklaron Romelu Lukaku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!