Romelu Lukaku qetëson tifozët e Interit. Për goleadorin e kampionëve të Italisë ka interesim nga Chelsea, por ai nuk do të largohet nga Serie A. Në prononcimin e dhënë për belgen Vtm, 28-vjeçari, i cili është grumbulluar me Belgjikën për Euro 2020, flet rreth së ardhmes së tij.
“Do të qëndroj tek Interi. Fola me trajnerin Inzaghi dhe mund të them që ishte një bisedë pozitive. Sfida jonë është fitojmë sërish. Ndihem shumë mirë tek Interi, më në fund fitova trofe. Më shijoi titulli, por dua ta fitoj përsëri, kësaj radhe përpara një ‘San Siro’ të mbushur plot.
Më pas një koment për largimin e Antonio Contes, me të cilin kishte një raport fantastik. “Është e gjitha merita e tij që unë kam arritur majat. Ishte e vështirë ta pranoja kur mora vesh që kishte vendosur të largohej nga Interi.
Cikli i tij u ndërpre menjëherë. Gjithsesi, ne vazhdojmë të jemi shumë të uritur, skuadra është e përbërë nga djem që realisht kanë një dëshirë të madhe për të punuar për të mirën e skuadrës“, deklaroi lojtari më i mirë i sezonit të fundit në Serie A. /abcnews.al