Romelu Lukaku shënoi golin e dytë për Interin në takimin derbi kundër Milanit, duke hipotekuar kështu fitoren e zikaltërve. Pas ndeshjes, sulmuesi belg foli për faqen zyrtare të klubit, ku u shpreh:
“Jam shumë i lumtur, një fitore shumë speciale. Dihej rëndësia e kësaj ndeshje dhe të gjithë duhet të ishim në maksimum përballë një rivali si Milani. Marrëdhënia ime me Conte? Kisha nevojë për një trajner si ai. Një njeri i madh dhe që gjithmonë punon për ne, në mënyrë që ne futbollistët të përmirësohemi sa më shumë”, përfundoi Lukaku./abcnews.al