Karim Benzema nuk dihet edhe për sa kohë mund të luajë në nivele të larta. Francezi ka mbushur 33 vjecc dhe normalisht Real Madrid ka nisur të mendojë edhe për pasuesin e tij. Erling Haaland është lakuar më parë si një objektiv merkatoje, sikurse edhe Kylian Mbappe.
Ata nuk janë të vetmit që Reali po i mban nën vëzhgim. Një tjetër lojtar është futur në listën e objektivave të tyre dhe ai është Romelu Lukaku, sulmuesi belg që po bën një sezon shumë të mirë me Interin në Serie A dhe në Europa League.
Reali e ka pasur objektivin sulmuesin edhe kur ishte pjesë e Manchester United në Premier League. 33 golat me Interin këtë sezon kanë bërë që të rikthehet sërish vëmendja tek ai dhe mbetet të shihet nëse spanjollët do të hedhin hapin tjetër e të bëjnë një ofertë korrekte për sulmuesin. /abcnews.al