Sulmuesi belg Romelu Lukaku është një lojtar i Interit. 26 vjeçari ka mbërritur mbrëmjen e kaluar në Milano dhe pritet të firmosë një kontratë 5 vjeçare.
Romelu Lukaku është një futbollist i Interit. Zikaltërit kanë shpenzuar 65 milionë Euro plus 10 milionë bonuse për 26 vjeçarin.
Romelu Lukaku është zyrtarisht një futbollist i Interit. Sulmuesi belg u zyrtarizuar tek zikaltërit për shifrën e 65 milionë Euro plus 10 bonuse ndërkohë që pagesa do të bëhet në 5 vite. Një tjetër dëshirë e Antonio Kontes plotësohet nga drejtuesit e klubit zikaltër të cilët do të fokusohen tek objektivi i fundit Edin Xheko. Lukaku dëshironte me çdo kusht kalimin tek Interi pasi kishte braktisur skuadrën e Manchester United. Afrimi i Lukakut do të pasohet me largimin e pashmangshëm te ish kapitenit Mauro Ikardi. Ish presidenti i Interit, Masimo Morati vazhdon te theksoje se Mauro është më i fortë se Lukaku ndërkohe që përgëzon trajneri Antonio Konte për ndryshimin qe ka sjelle tek Interi.
“Konte më duket një trajner shumë i mirë. Shoh ndryshime në skuadër në krahasim me sezonin e kaluar. Ekipi është më i kompletuar dhe luan me qartë. Nuk e di se çfarë po ndodh me Ikardin. Mendoj se Mauro është më i fortë se Lukaku. Ai është shumë profesionist. Çështja e Ikardit duhet te zgjidhet brenda skuadrës dhe nuk duhet te përfshihen njerëz nga jashtë”.
Interi ka shpenzuar jo pak në këtë merkato transferimesh ndërkohë që priten disa largime. Pas Naingolan radhën e ka Ikardi dhe Perisicc. Kroati nuk ka vend në formacionin e trajnerit Konte i cili ka theksuar vazhdimisht se Perisicc nuk përshtatet me stilin e tij të lojës./ABC News Albania 24/7