Interi vuajti, por në fund ia doli të mposhtë 1-2 Fiorentinën në “Artemio Franchi” pas 120 minutave lojë, duke siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë.
Romelu Lukaku konfirmoi sërish se mbetet lideri i ekipit të Antonio Contes me golin e realizuar në fund (119′). Milani është pengesa e radhës e zikaltërve në Kupë, duel që do të luhet në datë 27 janar.
Bomberi belg foli pas fitores së sotme për mikrofonat e Rai, duke dhënë një koment edhe për duelin e fundjavës ndaj Juventusit në kampionat (e diel, 17 janar).
“Jemi të kënaqur me fitoren. Ishte një ndeshje e vështirë ndaj një ekipi shumë të fortë dhe të stërvitur mirë. Le të shijojmë këtë moment, më pas do të mendojmë për derbin.
https://streamable.com/bpkddy
Edhe sot e ulëm ritmin pasi gjetëm avantazhin, njësoj siç na ndodhi në Romë. Kemi biseduar shumë me njëri-tjetrin këto ditë, do e bëjmë sërish për ta zgjidhur këtë problem.
Juventusi? Jemi një skuadër e re dhe po rritemi. Ndaj bardhezinjve do të jetë një përballje shumë taktike. Ne jemi gati“, përfundon goleadori i ekipit interist. /abcnews.al