Lukaku “fobi” nga trofetë, Lautaro shënjestrohet nga gjiganti anglez

schedule12:48 - 22 Gusht, 2020

schedule 12:48 - 22 Gusht, 2020

Mbrëmja e djeshme është për t’u harruar për sulmuesin e Interit, Romelu Lukakun. Belgu e filloi shumë  mirë sfidën, duke kaluar në avantazh zikaltrit, por më pas autogoli i tij i dha trofeun Sevillas. Duket se fitimi i trofeve është një mallkim për bomberin, pasi ai ka që në vitin 2010 që nuk fiton një të tillë.

Edhe pse ka luajtur me ekipe si Chelsea, Manchester United dhe Inter në dhjetë vitet e fundit, trofeu i tij i fundit është titulli kampion në Belgjikë më Anderlechtin. Një mallkim që Lukaku shpreson ta thyejë në sezonin tjetër.

Ndërkohë e ardhmja e Lautaro Martinezit është sërish në diskutim. Sipas raportimit të “The Sun”, sulmuesi argjentinas është objektivi kryesor i merkatos i Manchester Cityt. Pep Guardiola e konsideron Lautaron si trashëgimtarin e Kun Agueros në sulmin e “Qytetarëve”.

City shpreson që t’i bindë drejtuesit e Interit me një ofertë prej 84 milionë paund, por me shumë mundësi përgjigjja do të jetë jo. Kujtojmë që ka qenë klubi i Barcelonës që e ka kërkuar me ngulm sulmuesin, por nuk ia ka dalë ta transferojë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!