Lukaku: Eliminuam një ekip të bukur, ky Inter po rritet nga ndeshja në ndeshje

schedule23:56 - 10 Gusht, 2020

schedule 23:56 - 10 Gusht, 2020

Romelu Lukaku shënoi sërish, Interi fitoi 2-1 me Bayer Leverkusen dhe u kualifikua në gjysmëfinalet e Europa League, aty ku do të luajë me fituesin e duelit Basel-Shakhtar Donetsk.

Goli numër 31 këtë sezon për sulmuesin belg, i cili komentoi suksesin e ekipit të tij për mikrofonat e Sky Sport.

Fitorja e sotme ishte shumë e rëndësishme, sepse Leverkusen ka një skuadër të bukur. Humbëm shumë raste, kështu që mund të paraqitemi edhe më mirë.

INTER-BAYER LEVERKUSEN

Po përmirësohemi dhe rritemi, me pjekuri dhe organizim. Fizikisht jemi mirë, por duhet të mësojmë t’i mbyllim më shpejt ndeshjet.

Tani kemi një javë për të përgatitur takimin gjysmëfinal, kohë që na mundëson për ta përgatitur në mënyrën e duhur ndeshjen“, deklaron Lukaku. /abcnews.al