Romelo Lukaku ishte pa diskutim një goditje e Interit në merkaton e verës. Sulmuesi belg është kthyer në një lider në skuadrën zikaltër dhe së fundmi ka dhënë një intervistë për “New York Times” dhe tregon se çfarë i ka thënë Cristiano Ronaldo para se të pranonte ofertën e Interit.
“Ai më tha që kjo është liga më e fortë në botë sa i takon aspektit mbrojtës. Më tha gjithashtu se kishte shënuar gola kudo, por kampionati italian ka qenë më i vështiri për të realizuar. Kur e thotë ai, atëherë me të vërtetë do të jetë e vështirë. Është më vështirë se në Angli. Futbolli është me intensiv atje, por këtu çdo gjë bazohet te taktikat e lojës”, ka thënë mes të tjerash Lukaku, autor i 12 golave këtë sezon në Serie A.
Ronaldo ka shënuar dy më pak, kurse një sezon më parë e gjeti rrugën e rrjetës 21 herë, shifra më e vogël që kur u transferua te Real Madrid. Në Spanjë ka shënuar minimalisht 25 herë, ndërkohë që ka tre sezone në të cilat la realizuar mbi 40 gola. /abcnews.al