Luka Modriç u shpreh i lumtur që u bë kroati i parë që fiton Topin e Artë në futboll. Ylli i Realit i dha fund dominimit 10-vjeçar të Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos.
Pas 10 vjetësh nuk u dëgjua një nga dy emrat e përhershëm. Luka Modriç është fitues i Topit të Artë të “Frans Futbollit” për vitin 2018, duke i dhënë fund dominimit 10-vjeçar të Lionel Mesit e Kristiano Ronaldos.
Ylli i Kroacisë dhe i Realit të Madridit triumfoi në mbrëmjen spektakolare në “Pallatin e Madh” në Paris, duke u bërë lënë pas Kristiano Ronaldon e Antuan Grizmanin, që plotësuan podiumin.
Modriç mori 753 vota ndaj 476 të Ronaldos, duke qenë një nga fituesit më bindës të të gjitha kohëve.
Emocionet e tij ishin të mëdha, ndërsa fjalët solemnte ishin këto.
Modriç: “Thuhet se asgjë e madhe në jetë nuk fitohet lehtë, dhe unë e besoj këtë. Jeta ime ka qenë një luftë e vërtetë dhe çdo gjë është arritur me punë të madhe. Nuk ishte e lehtë, por unë ia dola dhe fitova. Historia do të thotë se një kroat, që përfaqëson një vend të vogël, fitoi Topin e Artë pas Kristiano Ronaldos e Lionel Mesit, që janë të një tjetër niveli. Ata janë më të mirët në historinë e futbollit. Jam i lumtur që një lojtar dhe njeri i thjeshtë dhe normal si unë e fitoi Topin e Artë”.
Ai u bë kroati i parë dhe ballkanasi i dytë që ia del pas Hristo Stoiçkovit të Bullgarisë dhe Barcelonës.
Modriçit iu bë një përshëndetje e menjëhershme nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.
“Në emër të Kroacisë dhe në emrin tim personal, ju përshëndes për këtë arritje të madhe, – tha presidentja nëpërmjet një videoje, – ju jeni një model frymëzimi për fëmijët tanë dhe për të gjithë kroatët”.
Babait të Lukës, Stipe Modriçit dhe nënës Radojka, iu tha që përpara se i biri do ta fitonte Topin e Artë dhe ai nuk u prek shumë, ndonëse pak a shumë dihej se kështu do të ndodhte.
Ata ishin edhe në sallë ku ndoqën direkt ceremoninë. Viti 2018 ishte një triumf i vërtetë për kroatin. Modriç fitoi Topin e Artë në Kupën e Botës në Rusi, ku Kroacia doli në finale. Ai u shpall Lojtari më i mirë i sezonit në Europë nga UEFA.
Po ashtu, fitoi edhe Çmimin e Lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA. Me Realin e Madridit fitoi Ligën e Kampionëve për herë të tretë radhazi në muajin maj.
Duke u kthyer tek ceremonia e Parisit, “Topin e Artë” për femra e fitoi futbollistja norvegjeze, që doli kampione e Francës dhe e Europës me Lionin.
Në momentin kur iu dorëzua trofeu, ajo u vu në vështirësi nga pyetja e drejtuesit të shfaqjes, nëse mund të kërcente dhe nëse mund të tundte belin në skenë.
Ada refuzoi, ndërsa të pranishmit mbetën të habitur nga pyetja./abcnews.al