Luka Jovic “ia dredh” Milanit, dy holandezë për sulmin kuqezi

schedule12:58 - 27 Maj, 2020

schedule 12:58 - 27 Maj, 2020

Luka Jovic është objektivi i Milanit për sulmin. Serbi i blerë nga Real Madrid për shumën e 60 milion eurove nuk ka lënë gjurmë në Spanjë dhe kuqezinjtë e duan në huazim për dy vite, me opsionin për ta blerë. Klubi spanjoll është gati ta huazojë, në mënyrë që vlera e tij të rritet dhe në të ardhmen të përfitojë nga shitja e tij.

Vetë Jovic kërkon të tregojë se vlen te Reali dhe Milani nuk mund të rrijë duarkryq, ndaj edhe po sheh edhe për opsione të tjera. Kuqezinjtë i kanë hedhur sytë në Holandë, aty ku raportohet se dy janë emrat që i tërheqin ata.

Myron Boadu është njëri prej tyre. Holandezi ende nuk i ka mbushur 20 vjeç dhe këtë sezon me AZ Alkmar ka shënuar 14 gola në 24 ndeshje. Donyell Malen është sulmuesi tjetër. Edhe ky luan në Holandë, por me PSV.

11 gola në 14 ndeshje numëron 21-vjeçari, i cili në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Arsenal në Angli. Malen me paraqitjet e tij ka fituar edhe një vend në kombëtaren holandeze dhe Milani e shikon si opsion për sulmin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!