Luka Donçiç udhëhoqi sërish Dallasin drejt fitores

schedule14:24 - 27 Dhjetor, 2018

schedule 14:24 - 27 Dhjetor, 2018

Luka Donçiç ishte sërish protagonist në basketbollin amerikan. Ylli nga Sllovenia udhëhoqi Dallasin drejt një fitoreje të vështirë ndaj Nju Orlinsit.

Hodhi edhe një hap tjetër drejt shpalljes si “Debutuesi i Vitit” në NBA. Luka Donçiç ndihmoi Dallas Maveriksin që të fitonte më në fund një ndeshje, duke mposhtur Nju Orlinsin pas 6 humbjeve radhazi.

“Sensacioni” nga Sllovenia pati 21 pikë, 9 topa në tabela e 10 asistë në suksesin e ngushtë 122-199 ndaj ekipit të Entoni Dejvisit. Ylli nga Europa nuk arriti dot një tripëll dabëll vetëm për një top të munguar të kapur në tabela.

Kjo do të thotë se Donçiç pati shifra më të larta sesa mesataren e sezonit, ndërsa shënoi pikët e fundit, vendimtare, me dy gjuajtje të lira. Nga vija e gjuajtjeve të lira, 19-vjeçari ishte thuajse i pagabueshëm, duke realizuar 11 nga 12 tentativat.

Pritej që ai të luante mirë në sezonin e parë në NBA, por nuk mendohej se do të ishte debutuesi më i mirë, si dhe udhëheqësi i skuadrës së tij. Falë asisteve të Donçiçit, qendra DeAndre Xhordan pati 20 pikë, ndërsa kapi 12 topa në tabela. Nju Orlinsi pësoi humbjen e pestë radhazi, ndonëse Entoni Dejvis shënoi 32 pikë dhe kapi 18 topa në tabela.

Lajmi tjetër i madh i Dallasit, në ndeshjen ndaj Nju Orlinsit, ishte Dirk Novicki. Gjermani veteran luajti ndeshjen numër 1477 në NBA, duke u ngjitur në vendin e katërt për të gjitha kohët, mbi Karl Malounin. Ai i ka të gjitha mundësitë të kalojë edhe Xhon Stoktonin në vendin e tretë (1504 ndeshje). Dyzetvjeçari shënoi 7 pikë, ndërsa arriti fitoren e 900-të në karrierë, tashmë në vendin e gjashtë për të gjitha kohët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!