Askush nuk po I afrohet këto kohë.
Që nga fillimi I marsit, Luka Doncic, është I pakrahasueshëm në NBA, dhe ylli I madh I Lejkërsave ka hyrë në garë për çmimin e basketbollistit të sezonit.
Edhe pse favoriti cilësohet ende Shej Gilgës Aleksandër, sërish slloveni mund të thuhet se është afruar shumë, dhe po konkurron apo po lë pas me sukses të tillë si Nikola Jokiç apo Viktor Uembanijama.
Siç e kemi theksuar disa herë, është vërtet e pabesueshme që të katër kandidatët për Lojtarin më të mirë të sezonit të rregullt janë të huaj, pra nga Kanadaja, Serbia, Sllovenia dhe Franca.
Donçiç gjatë marsit ka mesataren për ndeshje 36.8 pikë, 8.5 topa në tabela e 7.5 asistë, kjo në 12 ndeshje.
Basketbollisti 27-vjeçar është edhe shënuesi më I mirë I edicionit në NBA, me 35.9 pikë për ndeshje, dhe ka një statistikë interesante.
Ai e fitoi këtë titull dy vjet më parë, kur arriti në finale me Dallasin, ndonëse nuk e mori dot titullin.
Po ashtu, Lejkërsat arritën 9 fitore radhazi, para se të mundeshin nga Detroiti, dhe hera e fundit që e patën këtë seri ndodhi në 2019-2020 kur fituan kampionatin.
Jo më kot, për momentin Liqenasit janë në vend të tretë në Konferencën Perëndimore, me rritje të ndjeshme çdo javë.
Jo më kot, Donçiç është I dyti për numrin e tripikëshave të realizuar këtë vit, e jo më kot është gjithashtu I dyti në renditjen e lojtarëve më përcaktues për ekipin e tyre këtë sezon, duke lënë pas Shein, e duke ndjekur kapitenin e Denverit, Jokiç.
Padyshim që të tillë si ylli I Lejkërsave janë basketbollistët që luftojnë për trofe, e që duket se janë të përcaktuar nga fati dhe nga talenti për të bërë histori.


