Rrugët e Messit dhe Luis Suarezit janë afër takimit sërish në Miami.
Sulmuesi uruguaian është duke negociuar largimin e tij nga Gremio, me të cilin ka edhe një vit e gjysmë kontratë, për t’iu bashkuar Inter Miamit.
Në fakt, po bëhet përparim në atë drejtim, pasi gazetari Gaston Edul i (Tyc Sports) ka avancuar dhe Relevo e ka konfirmuar.
Nëse do të zhbllokohej, Suarez do të shoqëronte Messin dhe Busquets, të cilët kanë mbërritur së fundmi në qytetin e Floridës, në një ekip që do të tërheqë vëmendjen tani e tutje në MLS. /G.D abcnews.al/