Luis Suarez ka ndërmarrë një fluturim me avion privat nga Spanja drejt Italisë. Sulmuesi i Barcelonës është nisur në orën 13:15 dhe pasditen e sotme do të japë provimin B1 të gjuhës italiane, që është i domosdoshëm për të marrë pasaportën.
Gjithsesi pista Juventus është zbehur disi, pasi nuk dihet se kur sulmuesi e merr pasaportën italiane dhe rrezikon të mbetet jashtë listës së Champions League. Uruguaiani është më pranë Atletico Madrid, kurse bardhezinjtë i kanë sytë nga Edin Dzeko.
Në Torino presin që Roma të blejë Milik nga Napoli dhe momentalisht menaxheri i sulmuesit është në kryeqytet duke negociuar. Transferimi i polakut do të hapte rrugën e Dzeko drejt Juventusit. Priten zhvillime në orët në vijim. /abcnews.al

