Luis Suarez desh u rrëzua, Drogba i shkrin të gjithë me batutën epike

schedule23:23 - 29 Nëntor, 2021

schedule 23:23 - 29 Nëntor, 2021

Didier Drogba ka marrë skenën gjatë kohës që Leo Messi po përgatitej për surprizën e bërë nga France Football.

Para se sulmuesi argjentinas të ndriçonte kullën Eifel, u dëgjua një zhurmë nga pas dhe ishte Luis Suarez ai që desh u rrëzua kur po drejtohej drejt ndenjëses së tij.

Didier Drogga me shaka ju kthye sulmuesit të Atletico Madrid, duke i thënë: “Të pashë, herën tjetër do të marrësh karton të kuq”.

Suarez njihet për simulimet e tij, madje në një ndeshje ka arritur derisa të kërkojë penallti në favor se portieri kundërshtar e kapi topin me dorë. / abcnews.al