Luis Rubiales pa rival, Iker Casillas habit me vendimin e fundit

schedule13:41 - 15 Qershor, 2020

schedule 13:41 - 15 Qershor, 2020

Iker Casillas i befasoi të gjithë, kur katër muaj më parë shpalli kandidaturën për president të Federatës Spanjolle të futbollit. Portieri, i cili së fundmi pati probleme shëndetësore,e e bëri gjithçka publike në muajin shkurt.

Tashmë ai ka ndryshuar mendim, pasi kërkonte një proces zgjedhor transparent, të drejtë dhe ku të merrnin pjesë të gjithë. Në kushtet aktuale, ai mendon se diçka e tillë nuk do të ndodhë dhe ka vendosur të tërhiqet nga gara, por shprehet i gatshëm të ndihmojë në zhvillimin e futbollit spanjoll, në çdo pozicion.

Kështu, në garë për kreun e RFEF mbetet Luis Rubiales, president që prej majit të vitit 2018. Zgjedhjet e reja pritet të zhvillohen më 17 gusht, ndërkohë që më parë në korrik do të krijohet asambleja. Sikurse kuptohet, Rubiales është drejt rikonfirmimit. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!