Luis Nani do të provojë një kampionat të ri. Portugezi, tashmë 35 vjeç, është larguar nga Venezia.
Pas eksperiencës në Serie A, sulmuesi anësor ka kaluar në Australi te Melbourne Victory.
Klubi ku ka luajtur më parë edhe Besart Berisha, e ka prezantuar si një legjendë. Nani ka firmosur për një sezon. / abcnews.al