Luis Enrique flet për të ardhmen: Do të doja një “aventurë” në Premier League

schedule18:33 - 29 Mars, 2023

schedule 18:33 - 29 Mars, 2023

Eleminimi nga Maroku në fazën e 1/16-ve, të Kupës së Botës në Katar nga Maroku detyroi teknikun e Kombëtares spanjolle, Luis Enrique të japë dorëheqjen nga pankina e “la furia roja”.

Mirëpo, ditën e sotme, ish-tekniku i Kombëtares spanjolle ka folur për të ardhmen e tij, teksa ka treguar se deri në këto momente ka marrë ofertë vetëm nga një Kombëtare futbolli.

“Do të doja një aventurë në Angli, në Premier League. Tashmë shoh më shumë ligën angleze sesa atë spanjolle, por nuk dua të kem ndonjë iluzion. Nuk e shoh veten në Premier League në qershor. Do të doja vetëm të drejtoja një ekip të aftë për të luftuar për qëllime të caktuara, kjo zvogëlon zgjedhjen. Oferta? Kam marrë një ofertë nga një kombëtare, por jo nga ekipet e klubeve”,- tha në fjalën e tij, tekniku spanjoll.

Ndërkaq, Luis Enrique foli dhe aludimet e shumta të kohëve të fundit që e lidhin me drejtimin e Kombëtares së Brazilit.

“Ka disa ekipe kombëtare që kërkojnë një rekrutues. Nuk mendoj se jam profili i duhur për një kombëtare si ajo braziliane. Askush nga Brazili nuk më ka kontaktuar”,- tha Enrique gjatë intervistës. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!