Drejtuesit e Paris Saint-Germain raportohet se kanë gjetur trajnerin e ri. Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, parizienët kanë si objektiv numër një Luis Enrique dhe brenda ditëve në vijim do të ketë zhvillime përfundimtare.
Emri i trajnerit spanjoll vjen sërish pas disa ditësh në qendër të vëmendjes për klubin francez dhe këtë herë Paris Saint-Germain po ecën përpara për të arritur një marrëveshje përfundimtare me të. /G.D abcnews.al/