Luis Alberto kërkon kalimin në La Liga, Lazio ka gati zëvendësuesin

schedule20:26 - 21 Korrik, 2022

schedule 20:26 - 21 Korrik, 2022

Luis Alberto pritet të largohet nga skuadra e Lazios gjatë kësaj merkatoje verë. Më saktë vetë mesfushori spanjoll ka kërkuar largimin nga skuadra italiane pasi dëshiron transferimin në La Liga.

Alberto kërkon gtë veshë fanellën e Sevillas në sezonin e ri dhe për këtë është i vendosur të largohet nga kryeqyteti italian.

Mesfushori ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025, teksa presidenti Claudio Lotito kërkon për të lënë të lirë lojtarin minimumi 25 milionë euro.

Sarri nga ana tjetër e konsideron Luis Alberton si një lojtar të zëvendësueshëm, madje ka vendosur edhe objektivin për të zënë vendin e spanjollit. Bëhet fjalë për Ivan Ilic që aktivizohet në radhët e Hellas Veronës. /f.a/abcnews.al