Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Luigi Di Maio: Pandemia në fazë të komplikuar, mos udhëtoni jashtë

schedule22:05 - 29 Mars, 2021

schedule 22:05 - 29 Mars, 2021

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio nuk rekomandon lëvizjet e qytetarëve jashtë vendit.

Ai ka theksuar se vendi ndodhet në një fazë të komplikuar dhe kjo nuk do të ndihmonte në parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Ministri i Jashtëm ritheksoi se nga autoritetet u vendos izolimi gjatë festës së pashkëve, në këtë mënyrë qytetarët duhet të tregohen vigjilent dhe të mos udhëtojnë.



Më tej ai shtoi se mutacionet e reja të Covid-19 kanë rezultuar shumë agresive duke prekur të gjithë Europën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!