Pasi u mësuan 3 skuadrat e para, që kaluan në fazën gjysmë-finale, të EFL Cup, të cilat janë Middelsbrough, Fulham e Chelsea, mbrëmjen e kësaj të mërkure do të mësohet edhe gjysmë-finalistja e fundit, teksa në orën 21:00, “Të Kuqtë” e Liverpool do të presin në “Anfield Road”, “Çekanët” e West Ham, në një përballje, që pritet të jetë spektakolare.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Jurgen Klopp i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Kelleher. Në krahët e mbrojtjes janë Tsimikas e Joe Gomez, me qendrën që mbulohet nga Van Dijk e Quansah. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Curtis Jones, Dominik Szoboszlai e Endo, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Gakpo, Nunez e Harvy Elliott.
Në krahun tjetër, tekniku David Moyes i ka pozicionuar në fushë “Çekanët” e tij, me formacionin e zakonshëm 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Areola e para tij në mbrojtje, Coufal, Mavropanos, Ogbonna e Johnson. Më të tërhequr në mesfushë janë Tomas Soucek e Edson Alvarez, ndërsa Mohammed Kudus, Fornals e Benrahma janë vendosur pas “bomberit” Jarred Bowen. /i.m /abcnews.al