Arena është e madhe.
Stadiumi “Santiago Bernabeu” është një nga më të famshmit në Europë e në Botë, e padyshim që është skena kryesore e Ligës së Kampionëve për gjithë historinë.
Pikërisht, në këtë impiant, në prani të rreth 80 000 tifozëve, do të luhet sot dueli I madh I Championsit, mes Realit dhe Bajernit.
Është një finale e vërtetë mes dy ekipeve që kanë fituar gjithsej 21 herë trofeun, 15 herë vetëm madrilenët.
Madridi nuk llogarit portierin titullar, Tibo Kurtua, të dëmtuar, ashtu si edhe sulmuesin Rodrigo.
Mbrojtësi Mendi pati probleme, por u stërvit, ndërsa Kilian Mbape është gati.
Ndërkaq, trajneri I bavarezëve, Vinsent Kompani, ka një skuadër praktikisht të plotë, pasi edhe sulmuesi Harri Kejn që mungoi në fundjavë për shkak dëmtimi, udhëtoi me ekipin.
Vetëm portieri I dytë, Ulrajh, mungon.
Dy ekipet janë ndeshur plot 28 herë dhe diferenca nuk është e madhe.
Reali ka 13 fitore ndaj 11 sukseseve të Bajernit, dhe 4 ndeshje janë mbyllur barazim.
Golat janë 45-42 për “merengesit”, të cilët kanë katër kualifikime radhazi që nga viti 2012, përfshi edhe gjysmëfinalet e sezonit të kaluar.
Spanjollët kanë më shumë kualifime gjithsej, ndërsa bilanci në “Bernabeu” është thellësisht në favor të tyre, me 10 fitore, 2 barazinme e 2 humbje.


