Derbi i kryeqytetit nis që sot, pasi në orën 14:00 përballen ekipet B. Në fushë zbresin edhe lojtarë të ekipeve të para, teksa te Tirana bien në sy emrat e Edon Hasanit dhe Mario Morinës.
Shkodrani ka nevojë për ritëm pas dëmtimit të pësuar në dhjetor. Sulmuesi nuk ka shumë hapësira tek Tirana A dhe minutat për të janë të rëndësishme. Mario Beshiraj dhe Pano Qirko, që janë gjithashtu pjesë e ekipit të parë, luajnë gjithashtu titullarë.
Nga krahu tjetër befasia është Esat Mala. Mesfushori, i dënuar në klubin e kuq pas refuzimit për të rinovuar, do të luajë titullar sot. Edhe Aristotelos Romero e nis nga fillimi, ndërkohë që trajneri Dritan Mehmeti ka marrë nga ekipi i parë edhe Agim Dajçin e portierin Malaj. /abcnews.al