Vëmendja e gjithë tifozëve do të jetë në “Air Albania” aty ku do zhvillohet derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës, sfidë që fillon në orën 19:45 dhe do të jetë edhe e fundit për javën e 17-të të Abissnet Superiore.
Tirana do të kërkojë edhe fitoren e parë për këtë vit, teksa u ndal në barazim pa gola me Vllazninë po në “Air Albania”. Bardh e blutë do të kërkojnë fitoren për t’iu larguar Kukësit dhe Laçit që e ndjekin nga pas me -3 pikë.
Ndërkohë nga krahu tjetër Dinamo, do të kërkojë të mposhtë kryesuesit për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë të klasifikimit.
Blutë e nisën mbarë vitin, duke mposhtur Kukësin dhe tani do kërkojnë edhe “kokën” e bardhebluve që rrjedhimisht do të mundësonte edhe kalimin e Teutës në renditje.
Formacionet e mundshme:
Dinamo: Simoni, Maliki, Sofranac, Imami, Samake, Sidibe, Lilaj, Demiri, Bardhi, Dennison, Ibraimi. Trajner: Bledi Shkëmbi
Tirana: Bekaj, Tosevksi, Behiratche, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Totre, Limaj, Seferi, Xhixha, Devid. Trajner: Orges Shehi /f.a/abcnews.al