Për pjesën tjetër të planetit, emri i saj mund të mos thotë asgjë të veçantë, por në Rusi…të gjithë frikësohen kur e dëgjojnë. Gadishulli Kamchatka, ose “Lugina e Vdekjes”, është pikërisht ajo që thotë pseudonimi i tij: Vdekjeprurëse.
I rrethuar nga male të egra të formuara nga shpërthimet vullkanike, konsiderohet fjalë për fjalë i paarritshëm pasi ka pasur dhjetëra vdekje të njerëzve që përpiqeshin ta kalonin. Është kaq jomikpritëse sa edhe kafshët që ekzistojnë në këtë zonë nuk mund të mbijetojnë.
Ndërs amajat e maleve të larta mbuluar me borë mund të jetë një pamje piktoreske, kushdo që hyn në një nga luginat e saj më të vogla nuk do të shihet më kurrë.
Gadishulli Kamchatka njihet si një varrezë kafshësh, por është i rrezikshëm edhe për njerëzit, prandaj është i mbyllur për turistët.
Kur bora shkrihet, kafshë të ndryshme dalin në kërkim të ushqimit dhe ujit, ku shumë prej tyre ngordhin menjëherë pas kësaj, pasi kafshët grabitqare të tilla si ujqërit dallojnë menjëherë një vakt të lehtë.
Kjo zonë ishte e pazbuluar për vite me rradhë deri në shekullin e 20-të.
Legjenda thotë se dy gjuetarë e zbuluan atë vend në vitet 1930, ku panë një shkretëtirë të thatë të mbuluar me kafshë të ngordhura. Pasi përjetuan dhimbje koke të forta për disa minuta, dyshja u larguan.
Kjo histori ka ngjallur interes të madh në zonë dhe shumë kërkues aventurash e vizituan luginën në vitet 1940 dhe 1950, por jo të gjithë u kthyen. Vendasit vlerësojnë se rreth 80 njerëz kanë vdekur që atëherë atje.
Versioni zyrtar pretendon se Lugina e Vdekjes nuk u zbulua deri në vitin 1975 nga një grup vullkanologësh të udhëhequr nga Vladimir Leonov. Ata panë kafshët e ngrordhura. Hulumtimet e kryera nga viti 1975 deri në vitin 1983 përcaktuan se kafshët u vranë për shkak të një fenomeni vullkanik.
Zogjtë janë zakonisht viktima e parë, pasi vijnë për të pirë ujin në lumin e shkrirë. Më pas kufomat tërheqin dhelprat që vijnë në luginë për të gjuajtur.
Gazrat vdekjeprurëse parandalojnë formimin e baktereve përgjegjëse për dekompozimin, gjë që rezulton në ruajtjen e trupave të kafshëve të ngordhura.
Disa besojnë se gazrat në luginë mund të shkaktojnë paralizë të pjesshme, megjithatë, kjo ende nuk është verifikuar. g.v/abcnews.al