“Luftuam fortë, rezultati nuk ishte i dëshiruari”, Ramadani falenderon tifozët

schedule16:47 - 13 Tetor, 2021

schedule 16:47 - 13 Tetor, 2021

Humbja e Shqipërisë kundër Polonisë “theu” zemrat e tifozëve shqiptar. Askush nuk e mendonte një humbje të tillë duke marrë parasysh paraqitjet e “kuqezinjëve” në ndeshjet e fundit.

Nga kjo ndeshje nuk janë zhgënjyer vetëm tifozët por edhe vetë protagonistët që ishin në fushën e lojës. Ylber Ramadani ishte lojtari që bërë një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen kundër Polonisë duke zëvendësuar më së miri Klaus Gjasulën, të infektuar me Covid-19.

Për këtë Ramadani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka një mesazh për të gjithë ne.

“Luftuam fortë, edhe pse rezultati nuk ishte I dëshiruari. Faleminderit shumë tifozëve për përkrahjen e madhe”, shkruan mesfushori 25-vjeçar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!