Një lajm i mirë vjen nga materniteti “Koço Gliozheni” në kryeqytet. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka postuar në ‘Facebook’ një foto të foshnje, i cili është mbajtur në jetë pas shumë përpjekjesh të stafit të reanimacionit.
Ajo tregon se foshnja lindi 500 gr, teksa falenderon stafin e mjekëvë, të cilët bënë një punë të palodhur për 107 ditë.
“Roan ka luftuar plot 107 ditë, me kujdesin shembullor të stafit të reanimacionit në maternitetin “Koço Gliozheni”. Roani i vogël që lindi vetëm 500 gr, pas përpjekjeve të jashtëzakonshme për ta mbajtur në jetë, me punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve, tashmë është gati të kthehet në shtëpi. Respekt për stafet mjekësore”, ka shkruar Manastirliu./abcnews.al
Roan ka luftuar plot 107 ditë, me kujdesin shembullor të stafit të reanimacionit në maternitetin “Koço Gliozheni”….
Posted by Ogerta Manastirliu on Saturday, 6 March 2021