Luftimet vazhdojnë në Rripin e Gazës, pavarësisht shpresave për një armëpushim

schedule09:09 - 2 Shkurt, 2024

schedule 09:09 - 2 Shkurt, 2024

Armiqësitë midis ushtrisë izraelite dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas vazhdojnë në Rripin e Gazës, megjithëse ka pasur shenja të një armëpushimi të ri dhe lirimit të pengjeve.

Dëshmitarët okularë folën për bombardime izraelite në pjesën qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës, kryesisht në sektorin e Khan Yunis, qyteti i dytë më i madh, ku janë përqëndruar operacionet tokësore izraelite javët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit tha se kanë vdekur të paktën 105 civilë në 24 orë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad shkoi në Khan Yunis për t’u takuar me ushtarët ndërsa zyrtarët lokalë folën për luftime pranë spitaleve Nasser dhe Amal dhe OKB-së për dhjetëra mijëra palestinezë të detyruar të largohen.

“Kjo luftë kërkon qëndrueshmëri dhe vendosmëri kombëtare dhe ne do të përpiqemi deri në përfundimin e misioneve tona,” tha ai, duke siguruar njerëzit e tij se “gjërat janë shumë më të vështira për Hamasin”, i cili tha se kishte pësuar humbje të rënda.

Përpjekjet diplomatike po vazhdojnë për të vendosur një armëpushim të ri, më të gjatë se ai njëjavor në fund të nëntorit që lejoi lirimin e më shumë se 100 pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës në këmbim të afro 300 palestinezëve nga burgjet izraelite.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!