Luftimet e ashpra lënë pa energji elektrike Donetsk-un, 115 minatorë mbeten të bllokuar nëntokë

schedule09:46 - 30 Maj, 2022

schedule 09:46 - 30 Maj, 2022

Mungesa e energjisë elektrike në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk ka bërë që 115 minatorë të mbesin të bllokuar nëntokë. Lajmin e bëri të ditur guvernatori rajonal.

Sipas raportimeve, 112 minatorë kanë mbetur të bllokuar në minierën Tsentralnaya dhe tre të tjerë në minierënToretskaya. Guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko tha se po punohet për shpëtimin e minatorëve. Ai shtoi se rrethet e Bakhmut dhe Kramatorsk janë pa energji elektrike si pasojë e luftimeve të ashpra.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus ka deklaruar sot se qëllimi kryesor i Rusisë është “çlirimi i rajoneve Donetsk dhe Lugansk”, të cilat tani njihen nga Federata Ruse si shtete të pavarura.

I pyetur gjatë një interviste me transmetuesin francez TFI, nëse Rusia synon të aneksojë territoret e Donbass, Lavrov u përgjigj: “Ky nuk është aneksim. Ky është një operacion ushtarak i kërkuar nga republikat e Donetsk-ut dhe Lugansk-ut.” /abcnews.al/