Forcat ruse dhe ukrainase raportuan përleshje intensive përgjatë kufijve të rajoneve Donetsk dhe Zaporizhzhia – në lindje dhe juglindje të Ukrainës – ku ushtria e Kievit ka rimarrë disa fshatra, si pjesë e një kundërofensive të shumëpritur.
Pjesa më e madhe e luftimeve janë në jug dhe në jugperëndim të qytetit të Velyka Novosilka, ku trupat ukrainase po përpiqen të shtyjnë përgjatë lumit të ngushtë Mokri Yaly, sipas llogarive të shumta, shkruan CNN.
Ukraina rimori disa fshatra të vegjël përgjatë lumit të shtunën, sipas një videoje të publikuar.
Një bloger i njohur ushtarak rus, Alexander Kots, tha se ukrainasit po përparonin përgjatë lumit. Ai nuk është një zyrtar rus, por shpesh është i përfshirë në njësitë ruse.
“Ata lëvizin përgjatë dy brigjeve. Në disa zona, armiku ishte në gjendje të fitonte një bazë në lartësitë mbi lumë. Dhe do të vazhdojë me më shumë burime, duke na detyruar të transferojmë rezerva nga një zonë tjetër, “tha Kots.