Luftime të ashpra në Khan Yunis, civilët zhvendosen në Rafah

schedule10:22 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 10:22 - 7 Dhjetor, 2023

Luftimet e ashpra vazhdojnë ende në Rripin e Gazës midis Hamasit dhe ushtrisë izraelite, e cila thotë se tani ka “marrë” Khan Yunis.

Në të njëjtën kohë, i shqetësuar për një “kolaps të plotë të rendit publik në të ardhmen e afërt” në enklavën palestineze, kreu i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje përsëri për një armëpushim humanitar, duke shkaktuar një reagim jashtëzakonisht të ashpër nga Izraeli.

Megjithatë, qeveria izraelite dha dritën jeshile për një sasi “minimale” të karburantit që do të dërgohej në enklavën bregdetare, për të shmangur një “kolaps humanitar” dhe shpërthimin e epidemive.

Forcat e armatosura izraelite, të cilat kanë kryer një operacion tokësor kundër Hamasit në Rripin verior të Gazës që nga 27 tetori, thanë se po zgjerojnë operacionet e tyre në të gjithë enklavën.

Popullsia civile është e detyruar të zhvendoset në një perimetër gjithnjë në tkurrje në Rafah, një qytet që është fqinj me Egjiptin.

/abcnews.al