Luftime të ashpra mes grupeve rivale në Libi, 55 të vdekur dhe qindra të plagosur

schedule23:37 - 16 Gusht, 2023

schedule 23:37 - 16 Gusht, 2023

Përleshjet më të rënda të armatosura të Tripolit në një vit kanë vrarë 55 persona dhe kanë plagosur 146, kanë raportuar mediat libiane, pasi u arrit një armëpushim.

Luftimet shpërthyen të hënën mbrëma dhe vazhduan deri të martën midis Brigadës 444 dhe Forcës Speciale të Parandalimit, dy nga grupet e shumta të armatosura që kanë luftuar për pushtet që nga përmbysja e sundimtarit afatgjatë Muammar Gaddafi në 2011, shkruan Al Jazeera.

Televizioni libian Al-Ahrar raportoi numrin e përditësuar të viktimave të mërkurën, duke cituar Malek Mersit, zëdhënës i Qendrës Mjekësore Emergjente. Mjekët kishin raportuar më parë 27 të vdekur dhe 106 të plagosur gjatë dy ditëve të luftimeve në kryeqytet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!