Luftëtarë të tjerë dhe shumë uri, sa ndryshe kjo Shqipëri!

schedule16:45 - 10 Tetor, 2019

schedule 16:45 - 10 Tetor, 2019

Sa shumë ndryshime te Shqipëria, nëse kthejmë kokën pas dhe shohim kush ishte në fushë në sfidën që kuqezinjtë fituan në transfertë me Turqinë. Janë plot 14 lojtarë dhe një tjetër trajner që nuk janë nga lista e atyre që ishin në Antalya nëntorin e vitit 2017. Sigurisht bëhet fjalë për një kohë të gjatë, por ndryshimet janë të shumta.

MUNGESAT “BIG” – Elseid Hysaj ishte i pafat, pasi u dëmtua disa ditë para grumbullimit. Edoarda Reja, që tani është trajner në vend të Christian Panuçit, nuk do ta ketë nën urdhra shkodranin. Keqardhje kur mendon se kishte shënuar golin e parë në ndeshjen e fundit kundër Islandës dhe po bënte paraqitje të mira në linjën e djathtë me modulin 3-5-2 që po aplikon trajneri italian.

Mërgim Mavraj, kapiteni i kombëtarës, ka bërë një ndërhyrje në krah dhe nuk mund të luajë. Shumë polemika pas humbjes me Francën, ndërsa me Islandën qëndroi në stol. Mungesë e rëndësishme. Më kerkesë të tij jashtë ka mbetur edhe Armando Sadiku, autor i dy golave në miqësoren e fituar në Turqi.

Reja ka vendosur të lërë pushim edhe Taulant Xhakën, kurse Eros Grezda për momentin ndodhet jashtë hartës së futbollit. Probleme me Rangers, probleme me kombëtaren. Gjakovari me siguri do kishte dashur të ishte në fushë kundër Turqisë. Në Antalya provoi në vitin 2017 edhe shijen e golit me fanellën kuqezi.

Miqësore – 13 nëntor 2017, ora 18:30
Antalya Stadiumi, Turqi | 8 mijë tifozë

TURQI-SHQIPËRI 2-3
Shënues:
Under 47’, Akbaba 60’ / Sadiku 24’, 39’, Grezda 55’

TURQIA: Babacan, Aziz (Demirok 46’), Turan (Köybaşı 46’), Yardımcı (Tufan 46’), Söyüncü, Özyakup, Yokuşlu, Çalhanoğlu (Yazıcı 75’), Ünder (Ünal 71’), Tosun, Karaman (Akbaba 60’).  Trajner: M. Lucescu

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani (Ajeti 67’), Roshi (Qaka 67’), Lilaj (Lila 76’), Xhaka, Grezda (Ajderevic 81’), Memushaj, Sadiku (Aliji 67’). (Në dispozicion: Hoxha, Djimsiti, Ahmedi, Llullaku, Ramadani, Balliu). Trajner: Ch. Panuçi

Kartonë të verdhë: Aziz 41’, Tufan 77’, Söyüncü 92’, Tosun 93’/Memushaj 32’, 41’
Karton i kuq: Memushaj 41’ (2v)

TË TJERËT DHE RISITË – Në Turqi me kombëtaren ishin edhe disa lojtarë që tanimë nuk janë përfshirë në listë. Arlind Ajeti është pa ekip dhe nuk është ftuar, ndërkohë që lojtarë si Astrit Ajdarevic dhe Sabjen Lilaj nuk janë preferuar. Korçari ishte titullar në miqësoren me turqit. Kamer Qaka, Valon Ahmedi dhe Azdren Llullaku gjithashtu nuk janë në orbitën e trajnerit Rerja, kurse Ivan Balliu ishte në listën e pritjes. Edhe pse Hysaj u dëmtua, për katalanasin nuk pati një ftesë.

Kombëtarja që nesër do të sfidojë Turqinë ka shumë emra të rinj, si Keidi Bare, Kastriot Dermaku dhe Klaus Gjasula. Veç tyre, një titullar i padiskutueshëm është kthyer edhe Ardian Ismajli. Shqipërisë i është rikthyer edhe Sokol Cikalleshi, tashmë në një formë të mirë dhe që formon një dyshe interesante me Rey Manajn. Edhe Abrashi e ka lënë dëmtimin, ndërkohë që ka edhe emra të tjerë të rinj si Lindon Selahi, Lorenc Trashi, Kristi Qose, Enea Mihaj, Taulant Seferi dhe Marash Kumbulla. Të gjithë presin shansin të tregojnë vlerat e tyre, që nesër në Turqi. Shqipëria ka ndryshuar, por jo dëshira për ta përsëritur atë rezultat të miqësores së nëntorit të vitit 2017. /abcnews.al

Lista e kombëtares për ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!