Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të mërkurë ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentit të Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Në këtë bisedë bëhet me dije se janë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis vendeve tona, të dy Presidentët ndanë mendimin se zbatimi i suksesshëm i projektit TAP hap mundësi të reja bashkëpunimi, përfshirë edhe procesin e ardhshëm të gazifikimit të Shqipërisë.
Presidenti Meta ndër të tjera ka vlerësuar në veçanti edhe mbështetjen e Presidentit Aliyev për projektin tjetër të gazit, IAP (Ionian Adriatic Pipeline), që do të ketë një impakt të madh rajonal.
Gjithashtu, të dy Presidentët diskutuan çështje që lidhen me luftën kundër pandemisë COVID-19, si dhe nënvizuan nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, jo vetëm në fushën e energjisë, por edhe në fusha të tjera, si turizmi dhe rritja e shkëmbimeve tregtare.
Ndërkohë Meta e ftoi Presidentin Aliyev për një vizitë zyrtare në vendin tonë, ftesë që u mirëprit me kënaqësi./abcnews.al