Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Luftë për pikë në “Allianz Arena”, publikohen formacionet e sfidës Slloveni-Serbi

schedule14:09 - 20 Qershor, 2024

schedule 14:09 - 20 Qershor, 2024

Pritet një përballje e zjarrtë dhe e luftuar. Pas barazimit ndaj Danimarkës, në sfidën e parë të Euro 2024, Slloveni tashmë do të kërkojë suksesin e radhës, kësaj here kundër Serbisë, me përballjen e parë të xhiros së dytë, të Grupit C, që do të zhvillohet në mitikun e Mynihut, “Allianz Arena” dhe pritet të fillojë në orën 15:00.

Sa i përket formacioneve, tekniku Matjaz Kek i ka rreshtuar të tijët me formulën 4-4-2, ku në portë është vendosur Jan Oblak. Në krahët e mbrojtjes janë Janza e Karnicnik, me qendrën që mbulohet nga Bijol e Drkusic. Mesfusha me katër përbëhet nga Mlakar, Elsnik, Gnezda Cerin e Stojanovic, ndërsa në sulm janë pozicionuar Sporar dhe talenti i sulmit, Benjamin Sesko.

Në krahun tjetër tekniku Dargan Stojkovic ia ka pozicionuar të tijët me të njëjtin formacion si me Anglinë, atë 3-4-1-2, ku në portë është vendosur Rajkovic e para tij në mbrojtje Veljkovic, Milenkovic e Pavlovic. Në krahë të mesfushës janë Zivkovic e Mladenovic, ndërsa në qendër vendosen Ilic e Lukic. Më i avancuar është Dusan Tadic, ndërsa në sulm është dyshja potente Vlahovic-Mitrovic. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!