Një i moshuar ka plagosur me çifte një 35-vjeçar, pasi ky i fundit tentoi t’i vidhte një bidon me vaj.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në një fshat në ishullin grek të Kretës.
Sipas raportimeve lokale,35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarit për ti grabitur bidonin e vajit.
Lexo edhe: “Nuk e gëzoi mbesën”, pak orë më parë u bë gjyshe, 60-vjeçarja ndërron jetë nga zjarri
Më pas i moshuari ka arritur t’i shpëtojë duarve të hajdutit, ka marrë çiften dhe ka qëlluar në këmbë dhe në krahë.
Banorët e fshatit kanë lajmëruar menjëherë ambulancën, e cila ka transportuar të plagosurin fillimisht në Qendrën Shëndetësore të zonës dhe më pas në Komisariat./abcnews.al/