Luftë për kreun në “Meazza”, publikohen formacionet e sfidës Inter-Napoli

schedule19:56 - 10 Nëntor, 2024

schedule 19:56 - 10 Nëntor, 2024

Është padyshim “kryefjala” e javës së 12-të të Serie A.

“Zikaltërit” e Inter do të presin në “Guiseppe Meazza”, “Blutë” e Napoli në një përballje e cila do të përcaktojë vendin e parë të kampionatit italian të futbollit, me teknikët e dy skuadrave që kanë vendosur të hedhin në fushë lojtarët më të mirë.

Sa i përket kampionëve në fuqi, tekniku Simone Inzaghi i ka rreshtuar të tijët, me formulën e zakonshme 3-5-2, ku në portë është vendosur “helveti” Yann Sommer e para tij në mbrojtje janë Bastoni, Acerbi e Benjamin Pavard. Në krahët e fushës janë Dumfries e Federico Dimarco, me qendrën që mbulohet nga Çalhanoglu, Mkhitaryan e Barella, ndërsa në sulm janë vendosur dyshja Lautaro Martinez-Marcus Thuram.

Në krahun tjetër, tekniku Antonio Conte i ka pozicionuar në fushë “Blutë” e tij me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Meret. Në krahët e mbrojtjes janë Di Lorenzo e Olivea, me qendrën që mbulohet nga Buongiorno e Rrahmani. Në mesfushë janë Zambo-Anguissa, Gilmour e McTominay, ndërsa sulmi përbëhet nga treshja Matteo Politani, Romelu Lukaku, Kvicha Kvaratskhelia. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!