Sot në orën 13:45 do të luhet edhe ndeshja e fundit e javës së 12-të e kampionatit shqiptarë, me Kukësin dhe Laçin që do të përplasin “brirët” në stadiumin “Air Albania”.
Një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat të cilat dëshirojnë të mposhtin kundërshtarin për të rrëmbyer 3 pikë shumë të vlefshme për objektivat e tyre.
Verilindorët e Diego Longos, po kalojnë një moment shumë pozitiv në kampionat pasi kanë arritur të fitojnë 3 ndeshjet e fundit dhe ndaj kurbinasve do kërkojnë fitoren e 4-të rresht, për të “kërcënuar” Tiranën e vendit të parë që fitoi kundër Kastriotit.
Nga ana tjetër Laçi, do të tentojë të surprizojë kuksianët dhe të marrë një tjetër fitore pas asaj me Dinamon 5-0, po në stadiumin “Air Albania”.
Koiçidencë është se të dyja ekipet vijnë në këtë përballje pas fitoreve me goleadë në ndeshjet e javës së 11-të. Kurbinasit mposhtën me rezultatin e pastër 5-0 Dinamon e Bledi Shkëmbit, ndërsa verilindorët triunfuan me shifrat 6-1 përball Kastriotit të vendit të fundit. /f.a/abcnews.al