Luftë në Evropë, pamjet nga “Flightradar”: Asnjë avion mbi Ukrainë

schedule09:03 - 24 Shkurt, 2022

schedule 09:03 - 24 Shkurt, 2022

Vladimir Putin pushtoi Ukrainën të enjten e këtij 24 shkurti, ndonëse e mohoi prej javësh. Bombardime raportohen në disa qytete të Ukrainës, dhe jo vetëm në pjesën lindore që pretendohet nga rusët. Perëndimi ka dënuar ashoër agresionin rus, duke e akuzuar Putinin se solli luftën në Evropë.

Sakaq, imazhet nga shërbimi i gjurmimit të fluturimeve Flightradar24 tregojnë kryesisht hapësirën ajrore të zbrazët mbi Ukrainën dhe Rusinë perëndimore, raporton CNN, përcjell abcnews.al.

Lexo edhe: Rritet çmimi i naftës pas sulmit rus ndaj Ukrainës

Herët të enjten, autoritetet e aviacionit të Ukrainës lëshoi një njoftim që kufizonte hapësirën ajrore të vendit, duke mbuluar rajonet rreth Kievit, Dnipros, Lviv, Odessa dhe Simferopol.

Rregullatorët evropianë të aviacionit paralajmëruan gjithashtu se çdo avion civil pranë kufirit ukrainas mund të përballet me një “rrezik të lartë” për t’u shënjestruar. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!