“Luftë” mes kafshëve dhe njerëzve, majmunët e uritur sulmojnë fëmijët

schedule10:25 - 21 Qershor, 2022

schedule 10:25 - 21 Qershor, 2022

Në Etiopi, majmunët e uritur po sulmojnë fëmijët  për shkak të thatësirës së madhe që ka shkaktuar edhe mungesën e ushqimeve. Sipas të dhënave të Organizatës ndërkombëtare Save the Children “intensiteti aktual” i thatësirës në vend është i paprecedentë, sipas mediave të huaja.

Abdirizak Ahmed, menaxher i operacioneve të zonës së Save the Children për Etiopinë lindore, tha në një deklaratë se tre muaj më parë, organizata filloi të merrte raporte për sulme të majmunëve të egër, veçanërisht në Dawa dhe Shebelle.

Majmunët janë bërë shumë agresivë, ndërsa familjet detyrohen të mbrojnë fëmijët e tyre nga majmunët të cilët i shohin si burim ushqimi. Etiopia po përjeton një prej thatësirave më të këqija të 50 viteve të fundit.

Ndërsa gazrat serrë të Tokës bllokojnë nxehtësinë në atmosferë, planeti vazhdon të ngrohet. Kjo rezulton në ndryshimin e motit dhe në vendet më të nxehta, me ndryshimin e klimës, uji avullon më shpejt dhe shkakton kushte më të thata të motit dhe thatësira.

Kjo jo vetëm që ka shkaktuar presion në rritje mbi komunitetet në vend, por gjithashtu ka bërë që kafshët e egra të shkojnë më tej në zonat e populluara në kërkim të burimeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!