Deklarata e Presidentit amerikan, Joe biden në samitin e NATO-s në Uashington, lidhur me ndihmën që aleanca ushtarake do t’i japë Ukrainës, u diskutua në emisionin “360 gradë” në ABC News.
Ekspertët e gjeopolitikës deklaruan se deklarata e Biden ishte e drejtëprejtë ku i bëhej thirrje Rusisë që të ndalonte e të mos vazhdonte më tutje me sulmet e saj.
Sipas ekspertëve, përplasja NATO-Rusi ka filluar, teksa aleanca rikonfirmoi kompaktësinë ndaj Moskës.
Pjesë nga diskutimi
Arben Çuko: Ishte një deklaratë e drejtpërdrejtë. Kjo ishte deklaratë e drejtpërdrejtë e Preidentit Biden në emër të aleancës, ku theksi vihet te deterenca. Frenimi, stop, deri këtu, mos hsko më tutje, sepse aleanca do shkojë më thellë për të mbrojtur qëllimet e veta gjeostrategjike. Ai foli për sistemin e mbrojtjes ajrore. Unë mendoj që, kjo përplasje ka filluar. Në rastin më të mirë, është përplasja në kufio me Ukrainën, nër astin më të keq, është përplasja në kufirin, nga shtetet baltike, deri në Ballkan.
Dritan Goxhaj: Është për të ardhur keq që Presidenti Biden ka ngatërruar fjalimet. Asnjë fjalë nga to që tha, u reflektohet në deklaratën përfiundimtare të samitit të NATO-s në Uashington. Përcakton 15 pika, ku aleanca nuk sheh përplasje me Rusinë. Nuk ka qëllim për t’u përplasur me Rusinë. Pika 13 thotë që përplasja do të vijë nëse përplasja do të vijë nëse Rusia cënon sovranitetin e një vendi të NATO-s. Për çështjen e Ukrainës në NATO nuk pati asgjë të re. Kjo e ardhme është pa datë. Nuk ka asnjë afat.
Artur Meçollari: Deklarata e Presidentit Biden është e qartë, do ndihmojmë Ukrainën derisa të fitojë luftën. 32 krerët e shteteve, Rusia përbën kërcënim, është shkruar në deklaratën e fundit të samitit. Deklarata përputhet me qëllimin që Rusia i ka vënë vetes. Është i pasqyruar qëllimi. Duhet të kuptojmë që aleanca e konsideron çështjen e Ukrainës, vendimtare në të ardhmene saj. Lufta për ekzsitencën e aleancës, do të jetë në Ukrainë. Pas 61 miliardë, do të jepen edhe të tjera. U bënë 100 miliardë të deklaruara deri tani. Kemi një balancim nga ana financiare e luftës në Ukrainë. Nuk mund të pranohet Ukraina në NATO, për aq kohë sa Ukraina është në luftë.
Agim Krasniqi: Deklarata e Presidentit Biden, dha një mesazh të qartë. Konfirmoi kompaktësinë e aleancës së NATO-s. Kjo u dëshmua, që NATO qëndron unike për luftën në Ukrainë. Do ndihmohet Ukraina, saqë do ta fitojë vetë luftën kundër Putinit. Do ndihmohet Ukraina sa të jetë. Elementi i tjetër, është sepse e bëri Ukrainën, pjesë të risktrukimit të aleancës. Dha mesazhin që Ukraina në të ardhmen do të jetë pjesë e forcave euroatlantike.