Gjeneral Dede Prenga deklaroi se situatat nuk zhvillohen menjëherë, por analizohen me kohë, dhe vendimmarrja politike bëhet vetëm në momentet kritike. Sipas tij, edhe ekspertët e kanë të vështirë të parashikojnë pasojat, ndërsa interesat e palëve janë të përqendruara në shmangien e konfliktit. Ai theksoi se vendimi politik i luftes do të merret vetëm pasi të konsumohen të gjitha mundësitë e bisedimeve dhe diplomacisë, edhe nëse marrëveshja nuk është e plotë.
“Situatat nuk zhvillohen në çast e moment, kanë kohë që zhvillohen dhe analizohen. I kanë vajtur në tavolinë dhe është tepër e vështirë të përcaktosh se cilin version të mbash për vete. Mbetet në momente kritike vendimmarrja politike. Nuk është e vështirë të japësh një urdhër për të vepruar: a do të ngelet Irani që është vendi më me influencë në rajon, a do të rrezikohen dhe vendet e tjera. Të gjitha këto janë pikëpyetje që edhe ekspertët e kanë të vështirë.
Në këto kushte, Trump e ka thënë që do vendosim paqe përmes forcës. Duke parë veten dhe pozicionin ku ndodhen dhe dalja pa një zgjidhje në favorin e tij do ta ketë të vështirë të marrë një vendim. Të dy palët janë të interesuara për të shmangur konfliktin dhe përplasjen. Situata reale që parashikohet të ndodhë është krejt ndryshe; vendimi politik do të merret vetëm atëherë kur të jenë konsumuar mundësitë e bisedimeve dhe të diplomacisë për të dalë me një marrëveshje, qofshin edhe jo të plota.”