Luftanija ruse sulmohet nga dronët ukrainas në Detin e Zi

schedule17:33 - 24 Maj, 2023

schedule 17:33 - 24 Maj, 2023

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha sot se luftanija ruse Ivan Hurs u sulmua nga dronët ukrainas në Detin e Zi, duke iu afruar ngushticës së Bosforit.

Në një deklaratë të postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram, ministria tha se luftanija po mbronte tubacionet e gazit TurkStream dhe BlueStream, të cilat transportojnë gaz nga Rusia në Turqi, pjesërisht përmes Detit të Zi.

“Të gjitha anijet e armikut u shkatërruan nga zjarri nga armatimi konvencional i një anijeje ruse 140 km në verilindje të Bosforit”, shtohet në deklaratë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!